Sunday, June 12, 2016

Duke iu referuar të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 Komuna e Strugës ka pasur 63376 banorë. Shkalla e nataliteti në vitin 2004 ishte 10,2 % (në 1000 banorë), kurse shkalla e mortalitetit të përgjithshëm ishte 7,5 % (në 1000 banore). Shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ishte 10,6 promilë. Shumëzimi natyror në numra ka qenë 101, në promilë 2,7. Me këto të dhëna komuna është nën mesataren e republikës. Qarku i migracionit në vitin 2004 është 6. Ndaj saj si të ardhur janë regjistruar gjithsej 223 persona, nga të cilët 152 janë qytetarë të ardhur brenda Republikës së Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i të shpërngulurve është 217, prej të cilëve 150 janë qytetarë të shpërngulur brenda R. së Maqedonisë. Karakteristikë është se nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të shpërngulur (113) janë të gjinisë femërore, kurse shkaqet më të shpeshta për shpërngulje janë kurorëzimi dhe shkaqet tjera familjare (respektivisht 78 dhe 52). Numri mesatar i banorëve është 130,5 persona na km². Numri i kurorëzimeve në vitin 2004 ishte 288 ose 7,8 kurorëzime në 1000 banorë dhe numri i shkurorëzimeve ishte 12 ose 0,3 shkurorëzime në 1000 banorë. Në raport me kurorëzimet komuna është mbi, ndërsa në krahasim me shkurorëzimet komuna është nën mesataren republikane, gjegjësisht i takon grupit të komunave me shkallë më të ulët të shurorzimeve.
Struktura sipas gjinisë në Komunën e Strugës është 31743 (50 %) të gjinisë femërore dhe 31633 (50 %) të gjinisë mashkullore. Shkalla mesatare e moshës së popullatës sipas regjistrimit të vitit 2002, është 33,1 vite. Pjesëmarrja e popullatës së re deri ne 20 vjeç moshë është 36,2 %. Pjesëmarrje më të madhe në numrin e përgjithshëm të banorëve ka popullata me moshë nën dyzet vjeç 67,2 %, ndërsa përqindja e banorëve mbi 60 vjeç është 11,7 %.

No comments:

Post a Comment