Ne sajë të pozitës së volitshme gjeografike dhe rrugëve që e kanë lidhur me qytet e tjera të Gadishullit Ballkanik, Struga dhe hapsira e sajë kanë qenë të banuara në vazhdimësi. Gjetjet arkeologjike si dhe tempujt e antikitetit dëshmojnë se në këto hapsira ka patur vendbanime që në kohrat shumë të lashta, kur në brigjet e Liqenit të Ohrit ishin ngritur lagjet e para që datojnë 3000 vjet p.e.s. Sipas burimeve relevante antike në këto hapsira ku shtrihet Struga kanë banuar fiset ilire si Enkelejte më pas dhe Dasaretët dhe flitet për një dyndje të Brigëve . Me kalimin e kohës kjo lagje peshkatarësh ka marrë fizionomine e një qyteze e njohur në lashtësi me emrin ENHALlON
No comments:
Post a Comment